Manchester United tregon interes për Kalvin Phillips

Manchester United tregon interes për Kalvin Phillips

Niveli i shkëlqyer i treguar me  Leedsin ia ka shtuar pretendentët  mesfushorit Kalvin Phillipps .  Pas Liverpoolit dhe Arsenalit  Manchester United është futur në valle për ta transferuar anglezin në ‘’ Old Trafford ‘’.

Sipas  ‘ Daily Star ‘ qëndrimi i 25 vjeçarit në ‘’ Elland Road ‘’ është ndërlikuar shumë sepse  përballë një interesi  të tillë me siguri drejtuesit e  ‘’ The Whites ‘’ janë duke fërkuar duart sepse janë të ndërgjegjshëm se mund të dalin tepër të fituar në këtë operacion .

 ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ prej kohësh janë fokusuar tek mesfushori i West Hamit Declan Rice por rivaliteti i  ashpër sidomos me Chelsean dhe  përgjigjet negative të londinezëve e kanë detyruar të nisë  këtë tratativë .

Ky operacion në rast se do të konkretizohet do të rezultonte më i lirë në krahasim me yllin e ‘’ The Hammers ‘’ për arsye se vlera aktuale e kartonit është 40 milionë euro por mund të ketë një rritje prej 10-20 milionë eurosh gjatë kohës . 

Kjo shifër  nuk do ti rëndonte aq shumë xhepat e Manchester United  por duhet theksuar se kontrata e  Kalvin Phillipps  skadon në 30 qershorin e 2024-tës dhe në njëfarë mënyre konsiderohet si një barrierë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer pavarësisht se potenciali i saj mund të konceptohet si një shans i artë nga drejtuesit e Leeds United për fuqizimin e arkave .

Sezoni për një ndër nxënësit më shembullorë të  Marcelo Bielsas ka filluar me këmbën e mbarë  dhe këtë fakt e demostron interesi i Manchester United pa lënë në harresë se  në 6 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me 1 gol për të ashtuquajturit ‘’ The Peacocks ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy