Eliminimi i Italisë, Ventura: Mancinin po e mbrojnë, mua më bënë fajtorin e vetëm

Eliminimi i Italisë, Ventura: Mancinin po e mbrojnë, mua më bënë fajtorin e vetëm

Gian Piero Ventura ishte në krye të Italisë në vitin 2017, kur kombëtarja axurre mbeti jashtë Botërorit “Rusi 2018”. Menjëherë pas eliminimit ndaj Suedisë, ai u shkarkua nga drejtimi i Italisë, duke u shpallur si fajtori kryesor.

Italia mbeti përsëri jashtë Botërorit, por këtë herë, trajneri Roberto Mancini nuk u shkarkua, teksa iu dha besim për të vazhduar më tej.

Në lidhje me këtë, ka folur Ventura, i cili nuk i ka kursyer akuzat ndaj presidentit të Federatës Italiane, Gabriele Gravina, për të cilin tha se në 2017 e bëri fajtor të vetëm për eliminimin, ndërsa Mancinin e mbështeti menjëherë.

Në Palermo, pas humbjes kundër Maqedonisë së Veriut pashë presidentin e federatës, Gabriele Gravina, i cili iu ul pranë dhe e mbështeti menjëherë Roberto Mancinin. Ndërsa mua, në 2017-ën, më bënë të vetmin fajtor për mospjesëmarrjen në Botërorin 2018, por nuk më është dukur asnjëherë e drejtë, teksa kishim në grup dy ekipe elitare si Spanja dhe Suedia.

Ventura tha se Italia ka probleme me golin, pasi asnjë nga 6 skuadrat e para në Serie A, nuk ka sulmues italian.

Këto ditë, edhe media nuk e përmendte emrin e Mancinit, por artikujt më të shumtë ishin: ‘Në gjueti të fajtorëve’ dhe ‘Roberto të lutem qëndro’. Pse ka probleme goli Italia? E thjeshtë, sepse nëse sheh 6 ekipet e para të Serisë A, asnjë prej tyre nuk ka një italian në sulm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy