
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur, se Kombëtarja Shqiptar e U-17, do të zhvillojë dy miqësore me bashkëmoshatarët e Kosovës.
Dy federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në datat 21 dhe 23 qershor. Të dyja këto miqësore do të zhvillohen në stadiumin “Kukës Arena” në Kukës, me takimet që kanë orë të njëjtë nisje, 17:30.
Këto janë dy ndeshje mjaft të vlefshme për trajnerin Ervin Bulku dhe stafin e 17 vjeçarëve, të cilët që nga fillimi i vitit kanë zhvilluar disa seleksionime e grumbullime, me qëllim përzgjedhjen e elementëve më të mirë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eliminatoret e Kampionatit Europian 2022/2023 ku shorti e ka vendosur Kombëtaren U-17 në Grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.



