Rinovim dhe rritje e pagës, Milani shpërblen portierin Maignan

Rinovim dhe rritje e pagës, Milani shpërblen portierin Maignan

Mike Maignan është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Milani. Portieri ka rezultuar vendimtar me pritjet e tij, në disa ndeshje të rëndësishme, veçanërisht në Champions League këtë sezon.

Francezi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, në dy ndeshjet ndaj Napolit në çerekfinale, ku kuqezinjtë u kualifikuan për në gjysmëfinale.

Duke parë formën dhe rëndësinë që ka Maignan, te Milani kanë vendosur ta shpërblejnë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se drejtuesit kanë përgatitur rinovimin për 27-vjeçarin.

Në kontratën e re, Maignan do të firmosë deri në vitin 2028, me aktualen që skadon në vitin 2026, ndërsa do të ketë edhe rritje të pagës, nga ajo aktualja, ku përfiton 2.8 milionë euro.

Marrëveshja duket e lehtë dhe në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy