
Prej kohësh traineri Diego Simeone bashkë me stafin po kërkojnë një sulmues cilësor për të patur qetësinë e duhur në të ardhmen.
Si në çdo merkato, edhe ajo e dimrit do të jetë shumë e rëndësishme për ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe si duket ‘’ El Cholo ‘’ i ka kaluar kufinjtë dhe ka gjetur një element bindës në Major League Soccer.
Pedro de la Vega aktivizohet për Seattle Sounders, i cili bëri paraqitje shumë të mira në Kupë, përfshirë edhe një supergol.
24 vjeçari ka lindur në Olavarria të Buenos Airesit dhe e filloi karrierën tek Lanus.
Në 2024-tën presidenti i amerikanëve Craig Waibel investoi rreth 7 milionë dollarë për Pedro de la Vegan, i cili ka treguar potencialin në një ligë e cila me kalimin e viteve është shëndërruar në tepër kompetitive.
Por interesi i trainerit argjentinas vijon të jetë edhe për të tjerë lojtarë, si përshembull Thiago Almadan.
Pavarësisht rëndësisë në skemat e trainerit Brian Schmetzer, interesi i kryeqytetasve konsiderohet një vlerësim për Pedro de la Vegan i cili mund të provojë për të parën herë në karrierë veten në kontinentin e vjetër, në një ndër ligat kryesore si ajo spanjollë.
Pritet që negociatat ndërmjet palëve të intensifikohen me kalimin e ditëve, duke qenë se bëhet fjalë për një komponet deçiziv dhe premtues.



