Isco Alarcon drejt largimit

Isco Alarcon drejt largimit

Mesfushori Isco Alarcon nuk u aktivizua në fitoren e javës së parë të La Ligas në të cilën Real Madridi mundi  modestët e Alaves . Ky fakt ka gjeneruar shumë skepticizëm për të ardhmen e spanjollit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sepse tregon se Carlo Ancelotti nuk e ka në planet e tij si titullar. Edhe pse 29 vjeçari vjen pas një faze përgatitore pozitive  vijon të mos e bindë teknikun italian se duhet të jetë një ndër 11 lojtarët e preferuar për formacionin e   ‘’ Galaktikëve   ‘’. 

Pas kësaj situate kanë filluar të qarkullojnë zërat se ish-i i Malagas mund të jetë i larguari i rradhës nga kryeqytetasit pas transferimeve të bujshme të Sergio Ramos tek Paris St Germain dhe  Raphael Varanes tek Manchester United .

 Rikthimi i Carlo Ancelottit tek ‘’ Los Blancos ‘’ është një indikator pozitiv për këtë skuadër e cila do të tentojë me çdo kusht të rikapë majat në Spanjë dhe Europë dhe për të arritur qëllimin  është e nevojshme të bëhen lëvizjet e duhura për të mos hasur pengesa gjatë sezonit.

 Në atë të kaluarin  i ashtuquajturi ‘’ Magisco ‘’  kontriboi me 29 prezenca  dhe 2 asiste por mesa duket largimi  i Zinedine Zidane ia ka reduktuar shanset për të vijuar eksperiencën tashmë nën drejtimin e një tjetër gjigandi në training siç është Carlo Ancelotti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy