Lorik Cana: Nuk bëhem trajner, iki nga Shqipëria dhe do blej një klub (VIDEO)

Lorik Cana: Nuk bëhem trajner, iki nga Shqipëria dhe do blej një klub (VIDEO)

Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka treguar se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Në një intervistë për mediat franceze, Cana ka thënë se do të qëndrojë edhe një vit në Shqipëri e më pas do të lëvizë drejt një vendi tjetër për të nisur një karrierë si drejtues.

“Do të ndërmarr një karrierë si drejtues në një klub për të marrë eksperiencë për disa vite. Përse jo, për t’u kthyer në të ardhmen si një drejtues i Olimpik Marsejës, do të më pëlqente”, u shpjegoi Cana francezëve.

Por cili është ky klub? Cana ruan misterin dhe tregon se për momentin është ende në negociata.

“Ka disa pista, vazhdojnë disa negociata për blerjen e këtij klubi, ndaj  nuk mund të them ende asgjë konkrete.

Ai është një klub që nuk bën pjesë në 5 kampionatet e mëdha europiane, por do të jetë një vend i shkëlqyer për të marrë eksperiencë.

Dua të shoh nëse më pëlqen kjo jetë, nëse ndjehem mirë në këtë rol dhe nëse mund të arrij të shkoj në një klub më të madh më vonë.

Unë jam më i orientuar nga drejtimi sportiv, ose më saktësish drejtimi në përgjithësi, nuk më ka tërhequr kurrë të jem trajner. Por më intereson shumë të menaxhoj”, shprehet Cana.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy