
Fitorja e djeshme e Barcelonës kundër Mallorcas anashkaloi paksa shqetësimet e spanjollëve pas tre disfatave të fundit të cilat shkaktuan shumë mërzi në kampin katalanas.
Një nga golat e shënuar mbajti firmën e Memphis Depay , për të cilin kishte filluar të mendohej largimi por sipas ‘ Marcas ‘ paraqitja e djeshme i ka rindezur shpresat për të qëndruar në ‘’ Camp Nou ‘’.
Kualiteti i hollandezit asnjëherë nuk është vënë në dyshim por duke patur parasysh aspiratat e ‘’ Los Cules ‘’ shikohej shumë e vështirë gjetja e gjuhës së përbashkët por koha më në fund po i jep të drejtë 28 vjeçarit i cili kërkon të fitojë një rol protagonisti tek katalanasit.
Duhet të rikthehemi paksa mbrapa në kohë , pikërisht në fazën e grupeve të Champions Leagues , gjatë të cilës ishi i Psv Eindhoven nuk bindi por në sfidën e djeshme i aktivizuar si ekstrem i majtë evidentoi se gjithçka mund të kthehet në favorin e spanjollëve nëse do të arrihet qëndrimi i Memphis Depay.
Duhet kujtuar se kontrata e golashënuesit përfundon në 2023-shin por Barcelona nuk e përjashton largimin në merkaton verore i cili do ti siguronte një shumë të konsiderueshme për ta vënë në dispozicion të përforcimeve të reja .
Barcelona , sidomos gjatë fazës së dytë është përmirësuar në shumë aspekte duke u favorizuar kështu nga ndërhyrjet e janarit por mbetet akoma shumë për të bërë dhe ndeshjet e fundit do të jenë shumë të rëndësishme për drejtuesit për ti vënë pikat mbi i në çdo aspekt dhe të nisin një etapë të re me objektivin e arritjes së titujve .
Në metrat e fundit të sezonit , Memphis Depay po përpiqet të kontribojë maksimalisht për t’ia rifituar zemrën Xavi Hernandezit dhe të vijojë tek gjigandët e La Ligas me të cilët numëron 12 gola në 34 sfida , dhe ato të ardhshmet konsiderohen tejet përcaktuese për fatet e këtij lojtari.



