FIFA kërkon zhvillimin e Botërorit çdo dy vite, UEFA del kundër

FIFA kërkon zhvillimin e Botërorit çdo dy vite, UEFA del kundër

FIFA dëshiron zhvillimin e Botërorit dhe Europianit çdo dy vite. Megjithatë nuk është aspak dakord me këtë UEFA, që ka dalë kundër.

Plani i FIFA-s, është që duke filluar nga viti 2027, Botërori të zhvillohet çdo dy vite dhe jo sicc është tani, që zhvillohet njëherë në 4 vite.

Dy organet më të rëndësishme të futbollit botëror, tashmë kanë mendime të ndryshe në lidhje me të ardhmen dhe kjo mund të quhet edhe si një përballje mes tyre.

Studimi i mundësisë për ta realizuar këtë projekt ka nisur nga FIFA mbi bazën e idesë që Botërori dhe Europiani do të zgjasin 5-6 javë, me nivel shumë të lartë konkurrence. Objektivi është që të aprovohet në kongresin e FIFA-s në maj të 2022, edhe pse deri në 2026-ën nuk mund të ndryshojë asgjë, duke qenë se në Miami po përgatiten që tani për organizimin e Botërorit 2026.

Kampionatet kombëtare do të nisnin mes gushtit dhe shtatorit, por do të ketë vetëm dy pauza për kombëtaret, në tetor dhe në mars.

Ky organizim do të linte vetëm 53 data, pra 53 ditë ndeshjesh për kampionatet kombëtare, dhe Kupat Europiane për klubet, 10 më pak nga sa janë aktualisht dhe pikërisht për këtë arsye ekziston edhe skepticizmi i UEFA-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy