Titulli kampion bote dhe 3 medalje, Briken Calja shkruan historinë

Titulli kampion bote dhe 3 medalje, Briken Calja shkruan historinë

Peshëngritësi Briken Calja ka bërë një arritje historike ditën e sotme në Uzbekistan, aty ku mbahet Kampionati Botëror i Peshëngritjes. Calja i ka siguruar Shqipërisë 3 medalje, 1 ari dhe 2 argjendi.

Medaljen e arit Calja e fitoi në stilin e shkëputjes, ndërsa medaljet e argjendit në shtytje dhe dy garësh. Në stilin e shkëputjes ai ngriti me sukses 152 dhe 154 kg. Calja ngriti me sukses në provën e fundit edhe 156 kg, diçka që nuk e bëri dot tajlandezi Jeeram. Kështu Calja bën një arritje historike, duke u shpallur kampion bote deri në 73 kg.

Nuk bëri dot të njëjtën gjë edhe Erkand Qerimaj, i cili ngriti me sukses në provën e parë 150 kg, ndërsa dështoi në të dytën me 153 kg. Ndonëse Qerimaj realizoi me sukses provën e tretë, u rendit në vendin e katërt, pas rusit Sergei Petrov.

Në shtytje, Calja bëri mirë në dy provat e para me 182kg dhe 186 kg, ndërsa nuk ngriti 190 kg. Kjo e zbriti shqiptarin në vendin e dytë, pasi peshëngritësi nga Indonezia, Rahmat Erwin Abdullah, i kaloi me sukses të 3 provat, duke u renditur i pari, në shtytje dhe dy garësh.

Edhe këtu Qerimaj u rendit i katërti, duke mos u futur dot në zonën e medaljeve, pasi dështoi në provën e parë me 180 kg, dhe të tretë me 183 kg, ndërsa ngriti me sukses vetëm në provën e dytë 180 kg.

Gjithsesi, bilanci me një medalje ari e dy argjendi, mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptare në Botëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy