Barcelona : Kater alternativa për mbrojtjen

Barcelona : Kater alternativa për mbrojtjen

Siç dihet tashmë mbrojtja e Barcelonës ka rezultuar reparti më difektoz i spanjollëve për shumë vite pavarësisht sukseseve që i etiketuan katalanasit ndër ekipet më të famshme të historisë së futbollit .  

Tek ‘’ Los Cules ‘’ atmosfera ka ndryshuar sidomos pas ndërhyrjeve të janarit, gjë që pritej nga Joan Laporta. Xavi Hernandez po përjeton një eksperiencë shumë të bukur në ‘’ Camp Nou ‘’ por rindërtimit i nevojiten edhe shumë kilometra për të përshkuar dhe  theksi vihet tek mbrojtja .

Me vetëm Ronald Araujon që ka bindur , ish mesfushori nuk ka asgjë të sigurtë dhe në të ardhmen pritet që gjërat të vështirësohen jo vetëm për Barcelonën por edhe për çdo klub të elitës.

Janë katër kandidatë që kanë marrë ‘’ Ok ‘’ e drejtuesve për nisjen e një eksperience tek gjigandët e La Ligas   duke filluar me  Maxence Lacroix.

Qëndërmbrojtësi i Wolfsburgut ka parametra fizikë për tu vlerësuar tek i cili predominon shtatlartësia fiziku potent që e bëjnë një partner ideal për uruguajanin .

Konsiderohet një lojtar i mirëvendosur dhe është shumë luftarak në dyluftime dhe në të shumtën e rasteve ka dalë i fituar. Gjithsashtu shquhet edhe për teknikën në zotërimin e topit dhe goditjet me kokë janë virtyti i tij më i madh .

Pas nuk ngelet as Edmond Tapsoba . Afrikani është një ndër risitë e Bundesligës dhe e ka gjetur shumë shpejt komoditetin tek Bayer Leverkusen .

Potenca fizike është një ndër cilësitë predominuese  por edhe shtatlartësia , kombinim perfekt që e shëndërron në një mur të pakalueshëm për rivalët.

 Xavi Hernandez e vlerëson maksimalisht  dhe nuk mendon të ndalet deri sa ti vërë pikat mbi i.  Edhe Sven Botman po fillon të akumulojë pretendentë të njohur .

Historia me hollandezin ka filluar me shpalljen si fitues i Ligue 1 me Lillën , dhe që atëherë Milani dhe Newcastle u fiksuan me gjigandin e prapavijës .

Refuzimi i bardhezinjve kapërceu aspektin ekonomik sepse qartësisht objektivi i tij lidhet me transferimin në një ekip elite dhe Barcelona prej kohësh vijon me përgatitjet .

Cilësitë e ishi-t të Heerenven janë të ngjashme me Edmond Tapsoba dhe sipas parashikimeve , 22 vjeçari do të jetë lideri i të ardhmes tek  ‘’ Tulipanët ‘’.  

Lista mbyllet me  Josko Gvardiol. Kroati po shkëlqen  tek Leipzigu, aty ku është i paprekshëm.

Fiziku i 20 vjeçarit dhe mënyra e komportimit në fushë e bëjnë shumë tërheqës në merkato dhe Barcelona besohet se ka goditur në shenjë me këto elementë pasi karakterizohen nga të gjithë cilësitë që kërkon Xavi Hernandez për të cilin është një domosdoshmëri rikthimi sa më shpejt në vendin e merituar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy