U mbyll në barazim 1-1, sfida mes Teutës dhe Egnatias, e vlefshme për javën e 17-të në Abissnet Superiore.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, me Dwamena që kaloi në avantazh rrogozhinasit në minutën e 51 dhe Kallakun që barazoi për durrsakët në minutën e 70-të.
Rastet e tjera për shënim, nuk munguan nga të dyja ekipet, por në fund nuk kishte fitues.
Me këtë barazim, Egnatia mban vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e tetë me 18 pikë.



