Starova: Kallaku dukej sikur kishte vite te Tirana, Kukësi tregoi probleme në mbrojtje

Starova: Kallaku dukej sikur kishte vite te Tirana, Kukësi tregoi probleme në mbrojtje

Specialisti i futbollit, Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke folur për sfidën mes Kukësit dhe Tiranës, u shpreh se verilindorët treguan se kanë probleme në mbrojtje.

Gjithashtu ai nuk i kurseu lavdërimet për Sherif Kallakun, për të cilin u shpreh se dukej sikur kishte vite që luante me Tiranën.

Në Kukësi-Tirana, pjesa e parë filloi me një gabim në mbrojtje dhe përfundoi vetëm me një gol të Dacit. E përsërisin sërish këtë dhe Shehi bëri zëvendësim në mbrojtje. Tirana reagoi direkt dhe për shkak të Kukësit, që në 90 minuta treguan se kanë probleme në mbrojtje. Kallaku tregoi sikur po luante prej shumë vitesh me Tiranën, nëse do të shënonte do ishte qershia mbi tortë. Portieri Tafas, do të thoja se ishte lojtari i ndeshjes. Tiranës i ra agresiviteti kur Kukësi mbeti me 10 lojtarë. Kukësi e mori këtë barazim, edhe për paaftësi të Tiranës, që nuk ia doli dot të fitojë, pasi i kishin mundësitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy