Zyrtare, Sterling transferohet te Chelsea

Zyrtare, Sterling transferohet te Chelsea

Raheem Sterling është lojtari më i ri i Chelsea, teksa zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi londinez ditën e sotme.

Sterling ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Blutë e Londrës do të paguajnë një shumë prej 56 milionë eurosh te Mancheser City për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.

Sterling ishte një nga shtyllat kryesore në skuadrën e Guardiolës në vitet e para të trajnerit spanjoll te City, por në sezonet e fundit e ka humbur vendin e titullarit dhe për këtë arsye vendosi të ndryshojë ambient.

Anglezi me rrënjë xhamajkane u transferua në “Etihad” në verën e vitit 2015 nga Liverpool dhe në 339 paraqitje për Manchester Cityn ai shënoi 131 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy