
Pas shumë përpjekjesh duket se drejtuesit e Atletico Madridit e kanë gjetur zëvëndësuesin e Antoine Griezmann.
Duhet thënë paraprakisht se ky është një objektiv shumë i rëndësishëm për të ardhmen e ‘’ Los Rojiblancos ‘’, një ekip i sikletshëm në çdo kompeticion.
Eshtë Kang-in Lee i preferuari i Diego Simeones, pjesë e Paris St Germain. 25 vjeçari po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Parque de Prince ‘’, tek i cili spikasin shpejtësia, teknika dhe fitimi i dueleve një kundra një.
Drejtori sportiv Mateu Alemany po e ndjek me kujdes ecurinë e aziatikut, lojtar që mund ti japë një tjetër ritëm funksionimit të ofensivës.
Me moshën mbi supe natyrisht që i mbetet ende për tu përmirësuar në çdo aspekt dhe interesi i kryeqytetasve përkthehet si një shans për të treguar vlerat edhe në La Liga.
Megjithatë, Nasser Al Khelaifi ka theksuar se do të tentojë të përfitojë maksimalisht me largimin e tij, i cili e njeh shumë mirë këtë kampionat duke qenë se në të shkuarën përfaqësoi Valencian.



