Skuadra e Partizanit ka prezantuar fanellat e reja në kuadër të 70-vjetorit të krijimit të klubit. Në ambjentet e klubit të kuq u prezantuan uniformat e reja të 15-herë kampionëve të vëndit të cilat do të vishen që në sfidën e kësaj jave kundër Laçit, deri në përfundim të kampionatit.
Lorenc Trashi dhe Felipe Gomes ishin dy futbollistët e kuq që pozuan me uniformat e reja ku bie në sy rikthimi i yllit të bardhë. Në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i PartizaniT, Dritan Dervishi u shpreh i lumtur për rikthimin e simbolit i cili është ylli i stampuar në gjoks. Dervishi shtoi se për vazhdimësinë e kësaj steme do të vendoset më vonë, dhe vendimi i takon vetëm Presidentit Demi. 15-herë kampionët e vëndit do të festojnë në një ceremoni gala festimet e 70-vjetorit më datë 4 prill në Pallatin e Kongreseve.



