Antonio Conte, kërkon Danilon tek Napoli

Antonio Conte, kërkon Danilon tek Napoli

Një ndër objektivat e Antonio Contes për merkaton e dimrit do të jetë fuqizimi i repartit mbrojtës.

Italiani ka vënë re ulje-ngritje të shpeshta gjatë kësaj faze të parë të sezonit, edhe pse Napoli ka treguar dhëmbët në kampionat, momentalisht kryesues.

Sipas informacioneve të fundit Danilo është bërë pjesë e listës së trainerit nga Lecce, një lojtar me shumë eksperiencë i Juventusit.

Braziliani u transferua nga Manchester City tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ në 2019-tën dhe kontrata me këtë skuadër i përfundon në 2025-sën.

Mirëpo, sipas ‘ Calciomercatos ‘ s’do të jetë aspak e lehtë për bardhekaltërit pasi tek bardhezinjtë së fundmi është dëmtuar Gleison Bremer bashkë me Juan Cabal dhe traineri Thiago Motta po analizon edhe ecurinë e David Hanckos të Feyenoord Roterdamit, Antonio Silvas të Benfikës si dhe Sam Beukemas të Bolognas.

Ishi i Interit pretendon që të vijojë kompetitiv me ish fituesit e Scudettos në të gjitha kompeticionet, ekip shumë i sikletshëm për çdo kundërshtar.

Tashmë gjithçka do të varet nga negociatat ndërmjet palëve gjatë merkatos së dimrit për 33 vjeçarin, i cili po zhvillon sezonin e gjashtë në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

Parashikohen vështirësi për faktin se si Juventusi ashtu edhe Napoli janë rivalë direktë në Itali dhe Danilo është shumë i rëndësishëm në 11-shen e Thiago Mottas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy