
Mbrëmja e së enjtes ka qenë e tmerrshme për mbrojtësin e Manchester City, Joao Cancelo. Ky i fundit është sulmuar nga 4 persona, të cilët iu futën në shtëpi për të vjedhur.
Mbrojtësi portugez tregoi rezistencë, duke u përplasur me ta, aty ku mori edhe disa dëmtime në fytyrë. Në një foto të postuar, Cancelo shkruan se mbrojtësi familjen nga 4 persona, të cilët i quan frikacakë.
“Fatkeqësisht, jam sulmuar nga disa frikacakë që kërkuan të më dëmtonin mua dhe familjen time. Por, kjo ndodh kur bën rezistencë, nuk e di se si ka njerëz me kaq shumë ligësi. Për mua më e rëndësishmja është familja dhe ata janë mirë, kam kaluar shumë pengesa në jetë dhe do ta kaloj edhe këtë si gjithnjë”, shkruan Cancelo.



