Shtohen pretendentët për Julian Alvarez

Shtohen pretendentët për Julian Alvarez

 Sulmuesi Julian Alvarez ka arritur shumë shpejt të jetë një ndër risitë e Amerikës së Jugut . Ylli i River Plate me vetëm 21 vite mbi supe i ka bindur ‘’ Los Millonarios ‘’ dhe trainerin Marcelo Gallardo se shumë shpejt mund ta humbasin sepse gjigandët e kontinentit të vjetër  po fërkojnë prej kohësh duart për lojtarin nga Kordoba.

Karakteristikat e lojës dhe mënyra e finalizimit janë të ngjashme me ato të idhullit të kryeqytetasve Gonzalo Higuain i cili para shumë vitesh la ‘’ El Monumental “ dhe vendosi të udhëtonte drejt ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ për të mbrojtur ngjyrat e Real Madridit .

Pas ‘’ Galaktikëve ‘’ , Atletico Madridi , Milani dhe Interi kanë treguar interes për Julian Alvarezin dhe ky  fakt sigurisht vijon të analizohet nga drejtuesit nga Buenos Airesi të cilët mund të fuqizojnë arkat me shitjen e talentit argjentinas.

Ky është një moment kyç në  karrierën e Julian Alvarezit i cili  konsiderohet një ndër futbollistët më premtues të dalë nga akademia e River Plates dhe ideja e të luajturit në Europë përforcohet  dita- ditës . 

24 gola dhe 15 asiste në 46 ndeshje  flasin me superlativa për golashënuesin dhe kjo luftë mbetet për tu shijuar deri ne fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy