Milani, gjen sulmues tek Porto

Milani, gjen sulmues tek Porto

Një ndër objektivat e Milanit në lidhje me merkaton e dimrit sigurisht do të jetë përforcimi i ofensivës.

Traineri Paulo Fonseca i ka kërkuar drejtuesve transferimin e një sulmuesi cilësor në ‘’ San Siro ‘’ për të qenë më efikasë në pjesën më vendimtare të sezonit.

Disa emra kanë qarkulluar së fundmi në zyrat e kuqezinjve dhe një ndër të preferuarit është ai i Wenderson Galenos.

26 vjeçari e ka konsoliduar vendin e një titullari të padiskutueshëm tek Porto, skuadër të cilën e ka ndihmuar me 4 gola në 4 sfida gjatë sezonit aktual.

Kapaciteti i brazilianit e ka shtuar dëshirën e ish fituesve të Serisë A për ta vënë sa më shpejt të jetë e mundur nën urdhërat e numrit një të stolit, i cili ka hasur vështirësi në ndeshjet e fundit.

Wenderson Galeno shquhet si një element shumë i rrezikshëm sidomos nga krahët, i cili në sajë të kontributit të dhënë tek gjigandët e Portugalisë po e rrit vlerën e kartonit.

Stili i lojës së shtatë herë fituesve të Champions Leagues i përshtatet mjaft mirë dhe në këtë histori besohet se edhe emri i madh i kësaj skuadre do të ndikojë.

Kampionati italian mbetet një ndër më të preferuarit e kontinentit të vjetër, sidomos kur flitet për ekipe të cilët kanë bërë ligjin në çdo kompeticion në të kaluarën.

Largimi i Wenderson Galenos do ti sillte benefite arkave të Portos por njëkohësisht traineri Vitor Bruno do të humbiste një element me shumë peshë në repartin e avancuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy