Zidane: Më mungon futbolli, shpresoj të rikthehem shpejt si trajner

Zidane: Më mungon futbolli, shpresoj të rikthehem shpejt si trajner

Zinedin Zidane, është larg futbollit, prej dy vitesh, kur u largua nga drejtimi i Real Madrid. Ish-sulmuesit, megjithatë ka filluar t’i mungojë futbolli, teksa këtë e ka konfirmuar ai vetë në një intervistë të dhënë së fundmi. Zidane deklaroi se shpreson të rikthehet së shpejti në rolin e trajnerit, në drejtimin e një skuadre. “Shpresoj të rikthehem shpejt në rolin e trajnerit. A më mungon adrenalina? Po, sigurisht, e kam të nevojshme. Më mungon diçka e tillë prej dy vitesh, por shpresoj të rikthehem shpejt. Në momentin që mësohesh me futbollin, nuk mund të rrish shumë gjatë larg tij. Kur je i apasionuar, pasioni mbetet aty gjithnjë i paprekur dhe i pandikuar nga rrethanat e jashtme. Pastaj ka momente kur je edhe më i relaksuar, edhe ato janë të nevojshme”, u shpreh Zidane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy