Fitorja ndaj Laçit, Tetova: Jam i kënaqur me skuadrën, na duhet një sulmues

Fitorja ndaj Laçit, Tetova: Jam i kënaqur me skuadrën, na duhet një sulmues

Trajneri i Egnatis, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi 0-2 ndaj Laçit.

Tetiva u shfaq i lumtur për 3 pikët, ndërsa analizoi edhe lojën. Sipas tij, skuadrës i duhen një sulmues dhe shpreson ta gjejnë në merkaton e dimrit.

Pjesën e parë hasëm vështirësi në tranzicion, Laçi po na priste poshtë. Morëm masa në pjesën e dytë, gjë që solli edhe golin. Jam i kënaqur. 

Do shikojmë si do të shkojë skuadra këto ndeshje. Kemi nevojë për një sulmues tjetër. Paulaskas po konsumohet jashtë mase. Isgandarli nuk e bën dot në nivelin e Paulaskas numrin 9, do të shikojmë diçka në merkaton e janarit. 

Lojtarët e kanë pulsin 200 në ndeshje, normalisht ndodhin këto pakënaqësira, lojtarët bëjnë veprimet, me fitoren u sheshuan. për mua lojtarët janë të gjithë të rëndësishëm. Isgandarli kërkoi ndjesë direkt mbrapa ndeshjes. Mjafton që mua të më ndjekin dhe kjo është më e rëndësishme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy