
Merkatoja sa vjen edhe bëhet më e vrullshme për skuadrat më të famshme të Europës. Pas një sezoni të dështuar i cili pas shumë vitesh nuk i dha shansin e pjesëmarrjes në Europë , Arsenali ka rikuperuar forcat , fakt që po e demostron me lëvizjet në merkato . Momentalisht ‘’ Topchinjtë ‘’ janë maksimalisht të fokusuar tek blerja e Martin Odegaard por nuk kanë anashkaluar as pozicionet e tjera në të cilat kanë çeduar dhe do të kërkojnë medoemos ti riparojnë .
Këtë herë londinezët kanë vendosur të investojnë në kuadratin e bardhë dhe sipas ' Express ' po analizojnë me kujdes progresin e Daniel Bachmann i cili mbron ngjyrat e Watfordit .
Austriaku e ka impresionuar Arsenalin duke zhvilluar një performancë për tu mbajtur mend gjatë të cilën e kanalizoi edhe në Europian. Duke qenë një skuadër që gjithmonë ka rezultuar pjesemarrëse e rregullt në Europë veçanërisht në Champions League , Arsenal ka një mundësi të artë për tu përforcuar siç duhet dhe të tregojë dhëmbët sezonin e ardhshëm në të cilin e pret një sfidë e vështirë por Mikel Arteta ka besimin se ‘’ The Gunners ‘’ do ta gjejnë dritën në fundin e tunelit për shkak të historisë që i karakterizon .
Pas disa huazimesh në skuadra si Wrexham , Ross Country , Bury dhe Kilmarnock , eksperienca tek Wolves i ka dhënë shumë shpejt rezultatet për 27 vjeçarin i cili është përpara një mundësi që s’duhet humbur për vazhdimin e karrierës .



