Gazetari Uvil Zajmi sheh si pretendent për kampion Napolin në Serie A. Megjithatë, ai thotë se kampionati do të karakterizohet nga rivalitet i lartë.
Unë mendoj që nuk ka asnjë lloj ndryshimi në renditje. Kryeson Napoli i ndjekur nga Inter, Milan dhe Juventus. Them se do të jetë një kampionat i rivalizuar. Mendohet që do të kemi një garë deri në fund të këtyre skuadrave. Deri tani kemi një lloj ekuilibri në rezultate. Të gjitha skuadrat janë në garë.
Napolin e kanë parë si një rrezik të madh, një potencial i madh. Gjykoj që në të gjitha skuadrat, Napoli është më pretendente për titull.



