Manchester United dhe Chelsea, drejt një shkëmbimi

Manchester United dhe Chelsea, drejt një shkëmbimi

Duke qenë se jemi në ditët e fundit të merkatos së verës, shtohen përpjekjet e drejtuesve të ekipeve për arritjen e objektivave.

Dy gjigandë të Premier Leagues si Manchester United dhe Chelsea kanë menduar një shkëmbim ndërmjet Jadon Sanchos dhe Raheem Sterling, lajm i bërë me dije nga ‘ The Telegraph ‘.

Në lidhje me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ mbërritja e xhamajkanit në ‘’ Old Trafford ‘’ do të konsiderohej një vlerë e shtuar në metrat e fundit, i cili spikat për teknikën dhe shpejtësinë, të cilat i japin avantazhe në duelet një kundra një.

Edhe për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të konsiderohej një sukses sepse potenciali i ishi-t të Borussia Dortmundit është i padikutueshëm, i cili për më tepër do të kishte shansin për të rikuperuar terrenin e humbur.

Në këtë histori natyrisht Juventusi do të dilte i humbur pasi po tenton prej kohësh lojtarët në fjalë por diferencën mund ta bëjë aspekti ekonomik, duke qenë se dy ekipet angleze janë një hap përpara.

Pritet që në ditët e mbetura, përcaktuese për arritjen e kësaj marrëveshjeje të ketë zhvillime referuar të ardhmeve të dy lojtarëve shumë cilësorë, të cilët ndër vite kanë spikatur në ekipet respektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy