I drejtoi në fillimet e karrierës, Ranieri rikthehet te skuadra italiane

I drejtoi në fillimet e karrierës, Ranieri rikthehet te skuadra italiane

Claudio Ranieri do të jetë trajneri i Cagliarit në Serie B në Itali. Sipas mediave italiane, palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe Ranieri do të firmosë kontratën për një vit e gjysmë.

Cagliari nuk po kalon një moment të mirë në Serie B, teksa mban vendin e 14-të, me 22 pikë, çka solli edhe shkarkimin e Liveriani.

Në këtë situatë, drejtuesit vendosën t’i besojnë drejtimin e skuadrës Ranierit. Marrëveshja është mbyllur dhe Ranieri rikthehet kështu te Cagliari, skuadër të cilën e ka drejtuar në fillimet e veta si trajner, nga viti 1988 deri në vitin 1991, ku arriti ta dërgojë skuadrën nga Serie C në Serie A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy