Infantino: Kupa e Botës me 48 skuadra, e mundshme në Katar 2022 (VIDEO)

Infantino: Kupa e Botës me 48 skuadra, e mundshme në Katar 2022 (VIDEO)

Zgjerimi i Kupës së Botës nga 32 në 48 skuadra mund të afrohet nga viti 2026 në 2022.

Diçka e tillë është deklaruar nga presidenti i FIFA, Gianni Infantino.

Vendimi është marrë për të zgjeruar turneun në vitin 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë dhe Infantino tani po shqyrton të njëjtën gjë edhe për vitin 2022 – ku Kupa e Botës do të organizohet në Katar, shkruan BBC.

“Nëse është e mundur, pse jo?” tha ai.

“Ne duhet të shohim nëse është e mundur. Po diskutojmë me miqtë tanë të Katarit, po diskutojmë me miqtë tanë të shumtë në rajon dhe shpresojmë që kjo të ndodhë.

“Dhe nëse jo, ne do përpiqemi, sepse gjithnjë duhet të përpiqemi t’i bëjmë gjërat në një mënyrë më të mirë”.

Duke folur në hapjen e selisë së re të Konfederatës së Futbollit të Azisë në Kuala Lumpur, Infantino përsëriti edhe planet e tij për zgjerimin e Kupës Botërore të Klubeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy