Dede: Tirana mori fitore me shumë vlera, Kastrioti e ka eksperiencën ta nxjerrë ndeshjen 0-0

Dede: Tirana mori fitore me shumë vlera, Kastrioti e ka eksperiencën ta nxjerrë ndeshjen 0-0

Trajneri Nevil Dede, deklaroi se Tirana mori një fitore me shumë vlera ndaj Kastriotit.

Duke analizuar ndeshjen në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede u shpreh se kur lojtarët u kthyen në pozicionet e tyre, u bë skuadra më solide.

Sipas tij, Kastrioti është një skuadër që e ka eksperiencën për të nxjerrë ndeshjet 0-0.

Tirana mori një fitore me shumë vlera sot, për mënyrën si u zhvillua ndeshje. Kastrioti e vuri në vështirësi të mëdha. Dyluftimet ishin të ashpra. Bardheblutë meritojnë komplimente si e menaxhuan ndeshje dhe ia dolën të shënojnë në fund.

Është për tu përmendur, se kur u rikthyen lojtarët e Tiranës në pozicionet fillestare, mendoj se u shfaqën më solide. Kastrioti ka një eksperiencë të madhe dhe nëse duan ta nxjerrin një ndeshje 0-0, ia dalin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy