Manchester United nuk e harron Trippier

Manchester United nuk e harron Trippier

Interesi i përsëritur i Manchester United për mbrojtësin Kieran Trippier vijon ta shqetësojë Atletico Madridin . 

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ do të vënë në dispozicion të gjithë potencialin gjatë merkatos së dimrit për ta transferuar anglezin në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe kështu të arrijnë rikthimin e tij në Premier League .  Sipas ‘’ The Mirror ‘’ Ole Gunnar Solskjaer ka menduar të përforcojë anën e djathtë të mbrojtjes me një element shumë efektiv i cili për më tepër i njeh me detaje 20 herë kampionët e Premier Leagues për shkak të së kaluarës tek Tottenham Hotspuri .

Tentativa e Manchester United ka filluar prej shumë kohësh dhe e ka një lloj sigurie për arsye se ka qenë vetë Kieran Trippier që ka shprehur se një ditë dëshiron të rikthehet në kampionatin që i dha shansin për tu njohur botërisht . 

Por kësaj here gjithmonë nëse ky operacion do të realizohet  përmbajtja do të ishte ndryshe sepse flitet për një klub me shumë peshë dhe do të konceptohej shumë  domethënës për Kieran Trippier . Një tjetër faktor mund të jetë afërsia me familjen, aty ku do të gjente një mbështetje absolute për vijimin e karrierës .  

 Në rastin e  ‘’ Los Colchoneros ‘’  Diego Simeone mund ta konsiderojë largimin e tij nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ duke iu referuar  31 viteve mbi supe  , fakt që tregon se rendimenti i nënkampionit të Europës me ‘’ Tre Luanët ‘’ nuk do të jetë ai i mëparshmi .

Gjithashtu synimi i ‘’ El Cholos ‘’ mund të lidhet  edhe me nevojën e kryeqytetasve për të rikuperuar një pjesë të 22 milionë eurove që derdhën në arkat e Tottenham Hotspurit për anësorin e lindur në Bury .

 Sipas Transfermarkt kartoni i  Kieran Trippier  arrin 20 milionë eurot por Atletico  synon largimin e tij kundrejt 25-28 milionë eurove.  Kjo shumë s’parashikohet se do ti sjellë shumë probleme këtij klubi dhe favori në këtë rast i  britanikëve është qëllimi i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në lidhje me Kieran Trippier .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy