
Pas barazimit të marrë në ndeshjen e parë në Poloni, Kombëtarja e futbollit për Femra zhvillon të martën në Elbasan Arena ndeshjen e radhës me ekipin e Bjellorusisë. Trajneri Armir Grima shpreh besim se skuadra do të kërkojë fitoren e parë në këto eleminatore të kampionatit Botëror.



