Java e katërt nga fundi e kampionatit shqiptar të futbollit ka ndezur garën për fazën final four.
Skënderbeu fitoi minimalisht në Korçë ndaj Erzenit, duke i dhënë këtyre të fundit një goditje në shpresën për mbijetesë.
Ujqërit e filluan vrullshëm sfidën duke shënuar që në minutën e 7 me Janaqin.
Skënderbeu goditi dhe dy herë traversën, ndërsa shijaksit tentuan disa herë në agoni me Mihanën për të barazuar, por në fund e mbyllën me 10 lojtarë sfidën.
Dinamo dhe Laçi barazuan pa gola në Elbasan. Te dyja skuadrat patën raste te shumta për gol, por ne fund mungoi realizimi.
Me këto rezultate, Skënderbeu dhe Dinamo shkojnë në kuotën e 47 pikëve për te ndarë vendin e katërt që çon një prej skuadrave në Final Four, ndërsa me 1 pikë më pak i ndjek Tirana.



