
Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, u shfaq i zhgënjyer pas barazimit 1-1 me Shqipërinë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Pas ndeshjes, Silhavy, deklaroi se është turp që skuadra e tij nuk fitoi, ndërsa shtoi se në pjesën e parë ekipi i tij nuk funksionoi.
Padyshim që humbëm dy pikë. Jemi të zhgënjyer, djemtë hynë kokë ulur në dhomat e zhveshjes. Shënuam dy gola, vetëm një ia vlente. Pas gabimit tonë, i ofruam kundërshtarit një gol barazimi, por më pas nuk mundëm ta kthenim ndeshjen në favorin tonë, është turp, duhet të kishim fituar.
Edhe ne u befasuam nga kjo. Ishim gati për ndeshjen, e dinim se sa e rëndësishme ishte. Por pastaj u dukëm të nervozuar, pati pak zënka. Fatkeqësisht, pjesa e parë nuk na funksionoi fare. Jam i lumtur që u përmirësuam dhe u paraqitëm më mirë në të dytën.
Fatkeqësisht, kemi vetëm një pikë diferencë. Kualifikimi ka ende punë. Shqipëria luan me Poloninë, pastaj shkojmë në Shqipëri… Është turp që nuk fituam këtu.
Kjo është ndoshta pikëpamja juaj. Por ne kishim sulmues të tjerë në pankinë, të cilët gjithashtu prisnin një shans. Ne donim të kishim në fushë lojtarë më të fuqishëm dhe golashënues.



