Eddie Howe, favorit për stolin e Anglisë

Eddie Howe, favorit për stolin e Anglisë

Humbja e Anglisë në finalen e Europianit, e ka vënë në diskutim qëndrimin e Gareth Southgate nën drejtimin e saj.

Tashmë ka filluar të flitet për Eddie Howe, i cili i është bashkangjitur emrave të Pep Guardiolas, Jurgen Kloppit dhe Graham Potter.

Megjithatë, sipas ‘ The Times ‘, thuhet se numri një i stolit të Newcastles shikohet si favorit për të drejtuar ‘’ Tre Luanët ‘’ në vijimësi, një kombëtare që e humbi finalen e këtij kompeticioni për të dytën herë rradhazi.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në 2016-tën kur Gareth Southgate filloi eksperiencën si trainer me Anglinë u përfol edhe për Eddie Howen, i cili asokohe drejtonte Bournemouth dhe u përgjigj kështu:

“ Do të më pëlqente të drejtoj një ditë Anglinë ‘’, ishin fjalët e këtij traineri.

Megjithatë duhet patur parasysh edhe reagimi i drejtuesve të ‘’ Los Urracas ‘’, të cilët mendohet se do të vënë barrierat përkatëse pasi Eddie Howe ka përformuar shumë mirë në stolin e kësaj skuadre.

Referuar kësaj çështje nuk munguan as fjalët e drejtorit të përgjithshëm së bardhezinjve Darren Eales, i cili komentoi:

“ Eddie është traineri i duhur për Newcastlen ‘’, përfundoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy