E rrallë, vidhet në Meksikë trofeu i Europa League

E rrallë, vidhet në Meksikë trofeu i Europa League

Europa League është futur në një fazë të nxehtë, pasi ka arritur deri në fazën gjysmëfinale të turneut.

Por një rast sa i çuditshëm aq dhe interesant ka ndodhur me trofeun e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Kontinentin e Vjetër.

Gjatë një turi promocional në Meksikë, trofeu ka humbur gjurmë për disa kohë, pasi u bë pre e një vjedhjeje.

Por menjëherë autoritetet në Mëksikë thonë se trofeu i Europa League është rikuperuar pasi u vjedh në qytetin qendror të Leon.

Zyra e Prokurorisë së Shtetit Guanajuato thotë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter se trofeu u raportua i vjedhur nga një makinë që po e transportonte atë pas një ngjarjeje të pashpjeguar në qytet.

Zyra ka postuar një fotografi të kupës së argjendtë e cila ishte vendosur mes disa rrobave. Megjithatë nuk u dhanë shumë detaje të tjera për ngjarjen e ndodhur të premten në Meksikë.

Megjithatë tani Kupa është kthyer në duar të sigurta dhe do të jetë në dispozicion për fituesit e finales së 16 majit në Lyon.

 

 



 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy