
Memphis Depay në fund të qershorit del lojtar i lirë dhe shumë skuadra do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij. Një prej tyre është Barcelona, që vetë futbollisti ka pranuar se po e kërkon. Një fakt ky i bërë i ditur që sezonin e kaluar ku palët për pak finalizuan marrëveshjen. Mirëpo holandezi në një intervistë të fundit ka deklaruar se nuk është vetëm Barcelona skudra që kërkon shërbimet e tij.
“Është e vërtetë që ka pasur interes nga Barcelona, por edhe nga disa skuadra të tjera. Jam i lumtur për këtë gjë. Nuk kam vendosur ende për të ardhmen time, por jam në bisedime me disa klube.
Do të zgjedh vendin e duhur dhe shpresoj që të ndihem mirë. Do të flas me familjen dhe menaxherin tim përpara se të vendosim. Ky është një moment i rëndësishëm për mua. Fillimisht të mendoj për kampionatin europian”, ka thënë Depaj.



