Altin Rraklli komenton përballjen Shqipëri-Poloni dhe ka një këshillë për Kombëtaren (VIDEO)

Altin Rraklli komenton përballjen Shqipëri-Poloni dhe ka një këshillë për Kombëtaren (VIDEO)

Ish-futbollisti Altin Rraklli u shpreh entuziast për kombëtaren shqiptare në përballjen me Poloninë që do të mbahet sot në Stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.   

Siç u shpreh Rraklli Kombëtarja ka treguar lojë dhe nivel të mirë në ndeshjet e fundit, por theksoi se ekipi duhet të jetë i vëmendshëm dhe të mos sulmojë ballore sepse Polonia tha ish-futbollisti ka kundërsulm shumë të rrezikshëm.

“Të gjithë jemi entuziastë. Kombëtarja ka treguar lojë mirë në ndeshjet e fundit. Me Hungarinë treguam se kemi nivel të mirë. Mendoj që ndeshja me Poloninë është vendimtare, por kjo skuadër futet në ato me nivel të lartë. Nëse nuk do jemi të vëmendshëm ata shfrytëzojnë sekondin. Polonia ka skuadër fantastike, me tre reparte të kompletuara. Levandovski është maja e ajsbergut, skuadra ka pasime “vdekjeprurëse” dhe krahë shumë të përgatitur. Do jetë shumë e vështirë për ne, por me një përkushtim shumë të mirë, kam besim që stafi do luaj fort. Skuadra nuk duhet të bëjë sulme ballore sepse ata kanë kundërsulm shumë të rrezikshëm”, tha Rraklli.

I pyetur se si i vlerëson mungesat, sulmin dhe në veçanti Brojën, Rraklli tha:

“Në një situatë të tillë çdo lojtar është i rëndësishëm. Ne kemi grup lojtarësh të ngjeshur. Për s ai përket sulmit ka në përbërje të saj lojtarë që kanë të njëjtat tipare. Fizikisht janë të përgatitur. Në veprimet individuale Broja po tregon kualitet dhe po vendos fatin e ndeshjes. Duhet të kemi kujdes me Brojën, nëse i bëjmë elozhe kam frikë se do ta djegim atë. Duhet ti marrë hapat e veta ngadalë. Nëse shënon rregullisht do ishte shumë mirë, por nuk mund ti bëjmë presion”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy