
Përforcimi i repartit të mesfushës vijon të jetë një prioritet absolut për trainerin Erik Ten Hag.
Hollandezi konsideron se Manchester United duhet të ndryshojë paksa në këtë aspekt, i cili ka mbetur i pakënaqur nga rendimenti i deritanishëm i lojtarëve.
Harry Winks është bërë pjesë e planeve të ishi-t të Ajaxit, një lojtar determinant tek Leicester City.
Kalimi tek ‘’ The Foxes ‘’ ia ka ndryshuar karrierën dhe tashmë konsiderohet një alternativë nga ‘’ Djajtë e Kuq ‘’, një ekip me shumë histori, në Angli dhe Europë.
Eksperienca në Premier League e ka ndihmuar të avancojë dhe interesi i 20 herë kampionëve të kësaj lige natyrisht ia rrit vlerat 28 vjeçarit.
Sigurisht, fakti se drejtuesit e Leicester City-t nuk pretendojnë një shifër të ekzagjeruar e bën edhe më të lehtë një transferim në ‘’ Old Trafford ‘’ gjatë merkatos së dimrit ose asaj të verës.
Nëse do të veshë bluzën e Manchester United për Harry Winks do të jetë nisja e një tjetër etape në karrierë, njëkohësisht një përgjegjësi shumë e madhe pasi tek një ekip i këtyre niveleve gabimet paguhen shtrenjtë.
Ishi i Sampdorias ka nisur sezonin e dytë në ‘’ King Power ‘’, kësaj here në elitën e futbollit anglez, ndërsa në të kaluarin provoi veten në Championsip.



