“Presidenti Halili sakrifikoi në verë”, Osmani: Merkato e Tiranës është zhbllokuar

“Presidenti Halili sakrifikoi në verë”, Osmani: Merkato e Tiranës është zhbllokuar

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, është shprehur se te bardheblutë e kanë menduar këtë pozicion të renditjes, që në fillim kur ndërtuan ekipin për këtë sezon. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Osmani tha gjithashtu se në kampionat nuk ka asnjë skuadër si Tirana me lojtarë që luajnë në kombëtare.

“Ne e meritojmë të jemi në këtë vend të renditjes. Që në fillim kur u ndërtuam, në merkaton e verës, kishim këtë qëllim. Më gjeni një ekip të kampionatit shqiptar që ka lojtarë që luajnë me ekipet kombëtare. 

Ne që në momentin që kemi krijuar këtë ekip, kemi besuar se do kemi këtë pozicion në renditje, ndonëse disa të tjerë nuk e kanë besuar. Kur fiton një derbi, ka një far euforie. I trembeshim skuadrës, se mund të ndodhte diçka në Shkodër. Nuk e mendonim se në Kupë në pjesën e parë, skuadra mund të çalonte aq shumë. Skuadra reagoi në pjesën e dytë dhe këtu kishte besim edhe trajneri. Kjo skuadër di të reagojë. Lojtarët mezi e prisnin ndeshjen. 

Bëmë një merkato të mirë. Limajn, e kërkonin edhe skuadra nga jashtë, por presidenti bëri sakrificë të madhe për ta marrë. Qershia mbi tortë në merkato ishte Totre. Në 3 ditë duhet të vendosnim, duhet të merrnim një rrisk dhe ne ishim të bindur që të merrnim lojtarë të etur. Nuk e dija që Grenti do e linte futbollin. 

Ne vërtetë jemi në vend të parë, por nuk po rrimë pushim. Nëse nuk do kishim para, si mund të vinin gjithë këta lojtarë?! Mund të them se te Tirana deri tani 90 mijë euro mund t’i kenë marrë premio lojtarët. Merkato ishte e bllokuar, por tani është zhbllokuar.“, u shpreh Osmani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy