I shkarkuar nga drejtimi i Juventusit një vit më parë, Andrea Pirlo është gati për të nisur një aventurë të re.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Pirlo do të marrë drejtimin e skuadrës turke, Karagumruk. Thuhet se palët kanë arritur një marrëveshje dhe kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u zyrtarizuar gjithçka.
Pirlo është lidhur me disa skuadra në Serie A, kohët e fundit, por ka vendosur që karrierën e tij si trajner ta vazhdojë në Turqi.



