
Duke qenë se merkatoja e verës është shumë afër, drejtuesit e Barcelonës po analizojnë objektivat për të cilët do të luftojnë.
Shumë emra kanë qarkulluar në ‘’ Camp Nou ‘’ së fundmi por duhet theksuar se spanjollët do ta përqëndrojnë vëmëndjen edhe tek talentët.
Roony Bardghji është një ndër ta, i konsideruar si një ndër më të mirët tek ekipi i Copenhagenit.
Tentativat e dështuara në lidhje me Lucas Bergvall i kanë bërë edhe më të kujdesshëm katalanasit por gjithsesi nuk do ta kenë shumë të lehtë sepse edhe Bayern Muncheni me Chelsean janë në garë për mesfushorin.
Lojtari nga Kuvajti po zhvillon sezonin e tretë me kryeqytetasit, i cili po i shpalos përsëri cilësitë dhe shumë shpejt mund të bëjë gati valixhet për t’iu bashkuar një ekipi elite në kontinentin e vjetër.
Në sezonin aktual, Roony Bardghji ka gjetur në 11 raste rrugën e rrjetës në 31 sfida dhe me siguri drejtuesit e Copenhagenit kanë filluar të fërkojnë duart për nxënësin e trainerit Jacob Neestrup.
Performancat e ‘’ Azulgranëve ‘’ në sezonin aktual kanë lënë për të dëshiruar, të cilët nuk kanë mundur të fitojnë asnjë titull.



