Mbledhja e parë e Komitetit të ri Ekzekutiv të FSHF, zbulohen vendimet që u morën

Mbledhja e parë e Komitetit të ri Ekzekutiv të FSHF, zbulohen vendimet që u morën

FSHF ka njoftuar, se ditën e sotme u zhvillua këtë të hënë mbledhja e parë e Komitetit të ri Ekzekutiv, i dalë nga Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së, që u mbajt më 15 mars.

Çështja e parë, ishte zgjedhja e dy zëvendës-presidentëve, ku 10 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv vendosën që Lutfi Nuriu të vijojë të mbajë pozicionin e zëvendëspresidentit të parë, ndërsa Arben Dervishaj të jetë në pozicionin e zëvendëspresidentit të dytë.

U bë gjithashtu edhe ndarja e Komisioneve të Përhershme të FSHF-së, ku Abdyl Kuriu u zgjodh në krye të Komisionit të Ligave dhe Garave, Lutfi Nuriu në krye të Komisionit të Ekipeve Kombëtare, Arben Dervishaj u zgjodh si drejtues i Komisionit të Infrastrukturës dhe Projekteve dhe Komisionit të Financave.

Sakaq, në krye të Komisionit të Futsalit, Minifutbollit dhe Futbollit në Rërë u vendos Ervin Canollari, ndërsa anëtarja e parë femër e Komitetit Ekzekutiv, Anila Basha u zgjodh në krye të Komisionit të Futbollit të Femrave. Envi Hicka u vendos të udhëheqë Komisionin e Statusit të Lojtarëve dhe Komisionin Ligjor dhe atë të Licencimit, ndërsa në krye të Komisionit të Arbitrimit do të jetë Bardhyl Jera.

Përgjegjës për Komisionin e Futbollit të Fëmijëve dhe të Rinjve do të jetë Pano Xhixho, ndërsa drejtues i Komisionit Teknik dhe të Zhvillimit do të jetë Ylli Çekici. Ndërkaq, Komisionin e Mjekësisë Sportive do ta drejtojë Gjergji Petro. U vendos gjithashtu të ngrihet edhe një Komision i Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit në kuadër të implementimit të strategjisë “Futbolli për Kombin 2022-2025” ku në një nga shtyllat e saj është komunikimi dhe transparenca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy