“Lojtarët më dalin kundër për trajnerin”, Halili zbulon bisedën me Shehin: Hap krahun nëse dështon

“Lojtarët më dalin kundër për trajnerin”, Halili zbulon bisedën me Shehin: Hap krahun nëse dështon

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në emisionin “Skaner” në MCN TV, zbuloi meritat për fitimin e titullit kampion te bardheblutë. Numri 1 i bardhbluve u shpreh se për titullin merita është e stafit drejtues, por padyshim edhe e lojtarëve.

Kemi pasur edhe fatin, por mbi të gjitha fati është edhe nga përzgjedhja që kemi bërë, duke filluar që nga trajneri. Besuam shumë edhe te drejtori Osmani, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer. Pjesa e kryesore janë edhe futbollistët, përzgjedhja e të cilëve është edhe fat edhe zotësi nga stafi. Limajn e kërkoi trajneri që në fillim. Është bërë një punë shumë e mirë. Pa harruar edhe mbështetjen e madhe të tifozerisë.

Në lidhje me trajnerin Orges Shehi, ai deklaroi se skuadra e do shumë dhe gjithmonë i dalin në krahun e tij. Halili zbuloi edhe bisedën me trajnerin, para se t’i besonte drejtimin e skuadrës.

Gjatë gjithë kohës, unë kam pasur besim për trajnerin Shehi. E kam ndjekur që kur ishte trajneri i Korçës dhe te Kukësi. Takimin e parë e kam pasur shumë të shkurtër dhe i thashë se doja t’i besoja drejtimin e Tiranës. I thashë që nuk do e bezdisë askush. Gjithashtu i thashë se në rast se dështon, atëherë duhet të hapë krahun, ndërsa nëse fiton, mund të rrijë gjatë te Tirana. Ka mënyrën e tij të komunikimit. Të gjithë futbollistët, nëse unë shkoj si president i kam të gjithë kundër dhe i dalin në krah trajnerit. Kjo është gjëja më e mirë që është arritur në klub. Ka një frymë të jashtëzakonshme në skuadër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy