Aga: Shorti i Kupës i hodhi më shumë benzinë zjarrit

Aga: Shorti i Kupës i hodhi më shumë benzinë zjarrit

Gazetari i sportit, Ylli Aga, deklaroi se shorti i Kupës që u hodh këtë të mërkurë, i hodhi më shumë benzinë zjarrit, për rivalitetin mes skuadrave. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Aga u shpreh se asnjë ndeshje nuk jep garanci, pasi nuk ka kundërshtarë të lehtë.

Unë besoj se edhe shorti që vendosi sot, i hodhi benzinë zjarrit, për rivalitetit që është mes skuadrave. Një Partizani-Teuta në finale, e bën “zjarr” kampionatin. Laçi dhe Vllaznia nuk do e çojnë nëpër mend për të zgjedhur mes kampionatit dhe Kupës. Nëse Teuta bën mirë në dy ndeshjet e radhës, mund të ketë luksin për të bërë rotacion, për Kupën.

Ka ndeshje shumë në kampionat. Nuk ke garanci të luash me çdo skuadër. Çdo ekip do të marrë maksimumin nga ndeshjet. Jemi në kushtet që klubet i kanë mundësitë të kalojnë 40 ndeshje në sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy