Skuadra shqiptare e Shkupit, është zyrtarisht kampione për sezonin 2021-2022. Bardheblutë triumfuan ditën e sotme ndaj Renovës 2-0, duke siguruar titullin kampion edhe matematikisht.
Kur duhen edhe 4 javë nga fundi, Shkupi mban vendin e parë me 71 pikë, plot 13 pikë më shumë se ndjekësit e Akademija Pandev.
Shkupi zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke mos njohur rivalë dhe duke u shkëputur në krye që në fillim.
Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme, Shkëndija mposhti 3-1 Makedonija GP, ndërsa Sturga shkatërroi 4-0 Pelisterin.



