Manchester United, insiston për largimin e Antony

Manchester United, insiston për largimin e Antony

  Situata e vështirë e Manchester United sigurisht do të pasohet me shumë ndryshime gjatë merkatos së verës.

‘’ The Red Devilsat ‘’ parashikohet se do të jenë protagonistë në këtë periudhë deçizive për të ardhmen.

Traineri Erik Ten Hag ka filluar ti bëjë llogaritë por fillimisht pritet që nga ‘’ Old Trafford ‘’ të largohen disa elementë.

Hollandezi e ka vendosur emrin e parë në listën e gjatë dhe flitet për Antony. Ishi i Ajax Amstedamit nuk i ka shfrytëzuar ashtu siç duhet mundësitë që i janë dhënë, për të cilin në të kaluarën anglezët shpenzuan 95 milionë euro.

Mbetet për tu parë se cilën skuadër do të zgjedhë 24 vjeçari, i cili po zhvillon sezonin e dytë në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ me 20 herë kampionët e Premier Leagues.

Në aspektin e përgjithshëm diçka nuk funksionon tek Manchester United, skuadër e cila në katër javët e mbetura të kampionatit do të luftojë për pjesëmarrjen në Europë.

3 gola në 36 sfida numëron Antony nën drejtimin e Erik Ten Hag, trainer i cili nuk po mundet të adaptohet tek kjo skuadër, e cila vijon të lërë për të dëshiruar në lidhje me titujt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy