
Armand Duka u rizgjodh pak ditë më parë në krye të FSHF për herë të gjashtë radhazi, por do të vazhdojë të jetë i pezulluar nga detyrua. Gjykata e Apelit, nuk ka pranuar kërkesën për heqjen e masës së pezullimit për kreun e FSHF.
Bëhet e ditur se sot është rrezuar kërkesa për heqjen e masës së sigurisë ndaj Armand Dukës, Ilir Shulkut dhe Ardian Haçit.
Këta tre zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit janë në hetim nga prokuroria pasi dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare për të zgjedhur fitues në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Krenar Alihmemeti.
VENDIMI:
Në përfundim të gjykimit të çështjes lidhur me ankimin ndaj vendimit te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me te cilin u caktua masa e sigurimit ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ju informojmë se:
Së pari: kërkesa e ankuesve për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes mbi shkakun se ai është zgjedhur në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, nuk u pranua, pasi gjyqtari nuk e ka ushtruar asnjëherë këtë funksion, që mundësohej vetëm me leje të Këshillit të Lartë Gjyqësor, leje që nuk është dhënë në rastin konkret (arsyetimi për këtë çështje, ju dërgohet së bashku me këtë njoftim)
Se dyti, lidhur me gjykimin, çështja u shqyrtua me ankimin e tre personave nen hetim A. D., I. Sh. dhe A. M., te cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kërkesës se prokurorit për caktimin e masës ndaluese. Sipas ankuesve, mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar ne prova, për kryerjen e ndonjë vepre penale, si dhe asnjë prej tyre nuk është marre i pandehur dhe as ushtron një funksion publik, referuar organizimit ne formën e një OJF-je (shoqate), qe operon ne mënyrë te pavarur nga shteti. Po ashtu, vete prokurori ka kërkuar pezullimin nga ushtrimi i një veprimtarie profesionale apo afariste, çka sipas ankuesve, tregon se edhe organi i akuzës ka qene i bindur, se personat nen hetim nuk janë funksionare publike. Lidhur me këtë pretendim, mbrojtësi i ankuesve, referoi një sere normash te se drejtës ndërkombëtare dhe asaj te brendshme.
Ne vijim, mbrojtja parashtroi pretendimet mbi hetimet qe sipas saj bazohet ne disa shkrime ne media, ndërkohë nuk ka asnjë prove lidhur me objektin e hetimit dhe veprën penale te falsifikimit.
Kundrejt pretendimeve te ankuesve, prokurori i apelit Z. Genti Xholi, i kërkoi gjykatës te miratoje vendimin e ankimuar, si një vendim i drejte. Prokurori mbajti qëndrimin se gjykata e shkalles se pare u ka dhënë përgjigje te gjitha pretendimeve te ngritura nga ankuesit. Prokuroria ka filluar një procedim penal komfor ligjit procedural, ndërsa masa e caktuar garanton hetimin dhe ligji e përcakton atë me afat tre mujor.
Ne përfundim te gjykimit, ne vlerësim te pretendimeve te ngritura ne ankimet e personave nen hetim, Gjykata e Apelit Tirane vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 492/1 akti, date 04.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane.



