
Prej shumë sezonesh tashmë tek Manchester United po vihen re shumë ulje-ngritje në lidhje me performancat.
‘’ The Red Devilsat ‘’ gjithmonë janë shquar si një ndër gjigandët e Anglisë dhe Europës po ky fakt tashmë është vetëm pjesë e kujtimeve.
Edhe me Ruben Amorim në stol anglezët ende janë në një situatë të ndërlikuar, i cili e ka të qartë se për të ndërtuar një ekip kompetitiv duhet sigurisht ti hapë derën largimeve nga i famshmi ‘’ Old Trafford ‘’.
Sipas të famshmes ‘ Marca ‘, luzitani ka hedhur një hap përpara në këtë kuptim dhe ia ka vënë gishtin Casemiros, Antony-s, Eriksen dhe Maguires, pa harruar edhe Marcus Rashford, gjithmonë nëse oferta për të do të jetë bindëse.
Sigurisht të rindërtosh një ekip si 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe një ndër më të pasurit e botës është shumë e vështirë, shtuar edhe presionin përgjatë rrugës.

39 vjeçari nga Lisbona gjithsesi e ka treguar edhe me ekipin e Sportingu-t se është i aftë të arrijë çdo objektiv, edhe pse këtë herë drejton një ndër më të suksesshmit në historinë e futbollit.
Eshtë ende herët dhe faza e dytë e sezonit do të jetë një provë shumë e rëndësishme për Ruben Amorim, i cili la gjurmë tek gjigandët e Portugalisë.



