
Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se dy humbjet e fundit në kampionat, sjellin bezdisje te Tirana.
Duke folur për ndeshjen Laçi-Tirana, Dede deklaroi se ishte shumë e bukur dhe tërheqje, për shkak të luftës që bënë dy ekipet.
Çdo skuadër kampione është e bukur. Sivjet Tirana e ka merituar plotësisht. Këto humbjet e fundit, mund t’i japin pak bezdisje trajnerit, tifozëve dhe drejtuesve. Nuk i shkon përshtat një ekipi që është kampion, kur shikon veten në këtë situatë, edhe që nuk shënojnë. Mbi të gjitha është bezdisje për imazhin e Tiranës, sepse nuk janë mësuar të gabojnë dy herë rresht këtë sezon.
Laçi fitoi me një gol shumë të bukur të Guindo. Unë gjykoj që u bë një ndeshje shumë e bukur, ishte tërheqëse. Ishte ndeshje tjetër, nga ajo e fazës së dytë. Tifozët ishin të shumtë në numër, diçka që nuk ndodhte nga dhjetori. Tirana është me diferenca këtë sezon, por edhe Laçi nuk mbetet pas. Kampionati thotë gjithnjë të vërtetën.



