
Lista e gjatë e kandidatëve për tu vënë nën drejtimin e Chelseat ka ardhur duke u shkurtuar në ditët e fundit.
Kjo javë pritet të jetë determinante për zgjedhjen e trainerit të ardhshëm të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ i cili sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano do të jetë Mauricio Pochettino.
Argjentinasi tashmë i ka filluar negociatat me kryeqytetasit dhe mund të rikthehet në Premier League pas katër sezonesh.
Para disa javësh në të famshmin ‘’ Stamford Bridge ‘’ qarkullonin emrat e Julian Nagelsmann dhe sidomos Luis Enriques , pa harruar as Vincent Kompany-n por ishi i Paris St Germain vijon ti bindë drejtuesit e kësaj skuadre, të cilët do të synojnë fitimin e çdo trofeu në sezonin vijues.
51 vjeçari nga Santa Fe i dha rezultatet në të kaluarën tek Tottenham Hotspuri, skuadër të cilën e dërgoi në finalen e Champions Leagues dhe e shëndërroi në një ndër më të fortat e Premier Leagues.
Pavarësisht se më pas tek ‘’ Les Pariziens ‘’ eksperienca e tij nuk rezultoi ashtu siç pritej , gjithsesi mbetet një ndër preferuarit e pronarit Todd Boehly për të marrë drejtimin e Chelseat.



