Cristiano Ronaldo drejt largimit

Cristiano Ronaldo drejt largimit

 E ardhmja e Cristiano Ronaldos tek Juventus  sa vjen edhe bëhet më e vështirë .  Ditën e djeshme agjenti i portugezit Jorge Mendes ka mbërritur në Torino për të negociuar largimin e luzitanit . Për 5 herë fituesin e Topit të Artë  po lufton shumë fort Manchester City i Pep Guardiolas dhe anglezët nuk mendojnë të dorëhiqen deri në ditën e fundit të merkatos .  

Sipas gazetarit të famshëm Ekrem Onur ‘’ Los Citiziens ‘’ po i mbajnë të ndezura shpresat për të firmosur me sulmuesin nga Madeira me objektivin e qartë të kapjes së majave  dhe të ngrejnë një herë e mirë trofeun e  Champions Leagues për të cilin  anglezët luftojnë prej vitesh .  

36 vjeçari është një garanci absolute jo vetëm për Manchester City-n por për çdo skuadër të njohur , fakt që e ka dëshmuar më së miri në të kaluarën .  Dështimi për Harry Kane-n i ka detyruar kampionët në fuqi të Premier Leagues për të tentuar rikthimin e ‘’ Cr7 ‘’ në djepin e futbollit . Megjithatë kjo skuadër duhet të bëjë shumë kujdes sepse  edhe Paris St Germain lufton fort për Cristiano Ronaldon me pretendimin e ndërtimit të një skuadre yjesh e cila me siguri do të jetë e papërballueshme nga kundërshtarët .

S’ duhet harruar as e shkuara e  tij në ‘’ Old Trafford ‘’ sepse një kalim i mundshëm tek të ashtuquajturit ‘’  Citiziens ‘’ do të gjeneronte një polemikë të paevitueshme .  

Skuadra që do të ketë fatin e pasjes në organikë të golashënuesit të mirënjohur pa dyshim që do të jetë tepër e privilegjuar në një sezon që parashikohet të jetë tepër kompetitiv dhe me të papritura dhe  City e ka kuptuar se për të evituar gabimet  në faza determinante  i duhen lojtarë të kalibrit për arritjen e objektivave .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy